Site icon Telegrafi

Ermal Fejzullahu feston ditëlindjen, pamje ndër vite nga evoluimi i tij si këngëtar (Foto)

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 29-të.

Me këtë rast ai ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

I pari ishte babai i tij, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, i cili publikoi një fotografi në faqen e tij në ‘Facebook’, në mbishkrimin e së cilës shkruante një urim të veçantë për djalin e tij.

“Ermal djale , kolege , motive , jete , frymezim , mosplakje e imja , virtyt dashni , besim e shume e shume qka per mu.I bofsh 100 drita e jem me Arianen Artin Bunen Eren. Ti je krenaria e Jon .Te don shume baba Sabri” (sic.), shkruante Sabri Fejzullahu.

Që kur nisi karrierën, Ermali në fillim gjithmonë etiketohej nën ombrellën e të atit, gjersa me vite krijoi karrierën e tij të suksesshme dhe stilin unik, me ç’rast të gjithë tashmë do ta njihnin me emrin Ermal Fejzullahu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndryshe, ai është i martuar prej vitesh, dhe me bashkëshorten e tij Arianën, kanë tre fëmijë.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtarit, ju prezantojmë me disa fotografi ndër vite nga fëmijëria dhe adoleshenca, që përshkruajnë evoluimin artistik të tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version