Gjiko dhe Elita Rudi u martuan në një ceremoni private martesore me miq të afërt nga estrada.
Aty ishte prezent edhe Ermal Fejzullahu me bashkëshorten e tij Arianën.
Çifti shkëlqyen së bashku në këtë ceremoni martesore.
Por, një postim i Ermalit tërhoqi vëmendjen me këngëtarni e ri, Butrint Imeri.
Ai e ka cilësuar këngëtarin e hiteve “Ma Cherie” dhe “Alea” si pasardhës të tij.
“Unë para 10 vjetëve”, ka shkruar Ermali në postimin e tij në InstaStory.
Kjo mund të ketë hapur rrugën për një bashkëpunim për dyshen.
Kujtojmë se Butrinti është një prej emrave më të dashur e më në formë për momentin me shumë hite të publikuara.
Ndërkaq, edhe Ermali është një prej emrave më të kërkuar të skenës shqiptare. /Telegrafi/