Ermal Fejzullahu bën me dije se po sjell një version të ri të këngës së tij, “Nostalgjia”.
Artisti i njohur me këtë rast ka bashkuar forcat me reperin nga Mitrovica, MC Kresha.
Ky projekt i dyshes së famshme të estradës do të publikohet ditën e nesërme (9 prill).
“9 prill ‘Nostalgjia”, ka shkruar ai në postim.
Pritet të shihet se si do të jetë ky kombinim, meqë këngëtarët i takojnë zhanreve të ndryshme.
Nuk ka dyshim se do të dalë diçka e bukur duke marrë parasysh projektet që kanë realizuar deri më tani.
Kjo nuk është hera e parë që ata punojnë bashkë meqë ndër vitesh kanë bërë disa vite. /Telegrafi/