Site icon Telegrafi

Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula publikojnë këngën e re “M’ke harru”

Dy yjet e estradës shqiptare, Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula, kanë prezantuar para fansave projektin e ri muzikor.

“M’ke harru” mban titullin kënga e dyshes, e cila vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Për tekstin janë përkujdesur vet artistët në bashkëpunim me Big Bang dhe Xheraldina Vulën, kurse muzikën e ka bërë Ertug.

Ermali dhe Ledri në klipin e ri/YouTube

Kjo video e veçantë dhe atraktive është realizuar nga Alban Selimaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Edhe ky projekt i dyshes së famshme është prodhim i shtëpisë së hiteve, RedBox Entertainment.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Ermali dhe Ledri kanë bashkuar forcat dhe besohet që ky duet do të mirëpritet nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version