Telegrafi

Ermal Fejzullahu dhe Gjiko e nisin verën me bashkëpunimin e ri “Sa t’kom dasht”

Foto: REDBOX Entertainment/YouTube

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej ditësh, këngëtari Ermal Fejzullahu dhe reperi Gjiko kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të ri.

“Sa t’kom dasht” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe hip-hop.

Kënga është produkt i producentit Big Bang në studion RedBox Entertainemnt, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur Gjiko dhe Skerdi.

Foto: REDBOX Entertainment/YouTube

“Sa t’kom dasht” vjen për publikun e vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, me skena që janë xhiruar në bregdetin shqiptar.

Lexo po ashtu Gjiko "e djeg" në kuzhinë, priten skena dramatike në klipin e tij të radhës

Për anën vizuale të projektit është kujdesur Valon Aziri.

Ermali dhe Gjiko ndër vite kanë treguar se dinë të jenë të suksesshëm në bashkëpunime, pasi kënga e tyre e vitit 2016, e titulluar “Hajmali” ishte një hit i padiskutueshëm me mbi 16 milionë klikime në YouTube deri më tani.

Lexo po ashtu Me një video të ndarë nga spitali, Gjiko paralajmëron në mënyrë të veçantë lansimin e këngës së re në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun

“Sa t’kom dasht” duket të jetë gjithashtu një këngë premtuese për të qenë një nga hitet e verës së sivjetme. /Telegrafi/