Telegrafi

Ermal Fejzullahu dhe Faton Isufi e marrin seriozisht dobësimin, çdo ditë së bashku për vrap në Gërmi (Foto)

Duket se disa prej këngëtarëve shqiptarë e kanë marrë seriozisht procesin e dobësimit.

I tillë është rasti i këngëtarëve Ermal Fejzullahu dhe Faton Isufi, të cilët kanë vendosur që të largojnë kilogramët e tepërt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Fatoni ka qenë ai i cili ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në InstaStory një fotografi, ku shfaqej bashkë me Ermalin, pas një vrapi të lodhshëm në Gërmi.

Dyshja e njohur janë miq shumë të mirë edhe në jetën e përditshme, gjersa pëlqehen nga fansat për muzikën që kultivojnë.

Ata janë përkushtuar në përgatitjet e projekteve të reja për fundvit, dhe mbase shumë shpejt mund t’i shohim edhe në bashkëpunim. /Telegrafi/