Site icon Telegrafi

Erling Haaland duhet të sakrifikojë pagën për të shkuar te Real Madridi

Objektivi i ardhshëm i Real Madridit nuk është askush tjetër veçse Erling Haaland, një tjetër lojtar që po tërheq interesin e klubeve më të mëdhenj të futbollit evropian.

Zyrtarët e Real Madridit e dinë se nënshkrimi i mundshëm i Haaland do të ishte një rritje e madhe për klubin, por që kjo të bëhet realitet, norvegjezi duhet të tregojë një gatishmëri të ngjashme me atë që sulmuesi francez Kylian Mbappe që ka treguar gjatë vitit të kaluar.

Lojtari i Borussia Dortmundit duhet të përshtatë kërkesat e tij për pagë në një nivel real që Real Madridit i përshtatët, ose rruga e tij do të jetë drejt Manchester City.

Mathias Sammer ka pranuar një ofertë të supozuar prej rreth 600,000 euro në javë (30 milionë euro në vit), një shumë që Real Madrid nuk është i gatshëm ta përmbushë.

Në fakt, këshilltari i presidentit të Borussia Dortmundit ka pranuar se tashmë e sheh Haaland duke luajtur në Ligën Premier sezonin e ardhshëm.

Real Madridi beson se mund të bëjë një shpenzim të konsiderueshëm financiar, por nuk do të bëjë asgjë të çmendur.

Gjëja kryesore është që të mos rrezikohet stabiliteti financiar i klubit dhe si i tillë, bordi i Real Madridit do të ndjekë këtë linjë.

Nëse Haaland dëshiron të luajë për Real Madridin, ai do të duhet të bëjë një përpjekje për ulje page. /Telegrafi/

Exit mobile version