Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmundit, Erling Haaland thuhet se favorizon një transferim te Real Madridi këtë verë.
Haaland është njëri nga sulmuesit më në formë në dy vitet e fundit në Evropë dhe golat e shumtë të shënuar kanë bërë që emri i tij të lakohet shumë.
Ylli i Dortmundit është lidhur me një numër të madh klubeve më të mëdha evropiane përpara afatit kalimtar të verës, por Santiago Bernabeu është destinacioni i tij i preferuar i radhës.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Haaland dëshiron të bashkohet me Real Madridin, duke mos dëgjuar për klubet tjera të interesuara.
Mbretërit janë të etur për të fituar garën për Haaland, i cili ka të ngjarë të jetë më lehtë i transfereshëm se Kylian Mbappe, me francezin që aktualisht është në linjë për një zgjatje të kontratës në Paris Saint-Germain.
Norvegjezi pëlqehet shumë edhe nga klubet angleze si Manchester United dhe Chelsea, por edhe spanjollët e Barcelonës. /Telegrafi/