Telegrafi

Erkin drejt La Ligas

Real Betis ka bërë tashmë një ofertë për Caner Erkin.

Turku nuk është më në planet e Interit pasi klubi italian nuk po arrin të shes Davide Santon dhe më këtë rast Erkin duket të sakrifikohet.

Lexo po ashtu Formacioni i javës në Serie A (Foto)

Sipas gazetarit italian Alfredo Pedulla, klubi spanjoll ka ofruar një milionë për të huazuar atë dhe tashmë po pritet përgjigjja e klubit zikaltër.

Erkin iu bashkua Interit nga Fenerbahçe. /Telegrafi/