Telegrafi

Erjona xhiron trupin e saj me bikini

Erjona Sulejmani (Foto: Instagram/erjona_sulejmani)

Bukuroshja shqiptare, Erjona Sulejmani, është duke qëndruar për pushime në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Modelja, e cila bën karrierë në Itali, nuk heziton ta vë në plan të parë figurën trupore me postimet që i bën në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Erjona josh me pozën me të brendshme

Ajo e ka publikuar një video në Instagram, në të cilën e ka xhiruar veten e veshur me bikini teksa ndodhet pranë një pishine.

Erjona është nënë e një djali, mirëpo kjo nuk dallohet në fizikun e saj, pasi linjat e bukuroshes janë për t’u admiruar.

Kujtojmë që modelja në të kaluarën ka qenë e martuar me futbollistin shqiptar, Blerim Xhemaili dhe pikërisht nga kjo lidhje e ka djalin e saj. /Telegrafi/