Erjona Sulejmani është e njohur dukjen e saj, falë të cilës kishte marrë shpesh vëmendjen në tribunat e stadiumeve.
Duke qenë se jemi në sezonin e verës, shumë bukuroshe të njohura i shfrytëzojnë rrjetet sociale për t’i promovuar linjat e tyre, ndërsa në këtë listë nuk bënë përjashtim as modelja.
Bukuroshja, e cila është duke ndërtuar karrierë në Itali, këto ditë ka pushuar në Ibiza të Spanjës, nga ku i ka ndarë disa imazhe me ndjekësit e saj të shumtë.
Ajo i ka publikuar disa imazhe në Instagram, ku ka pozuar me bikini, teksa qëndron në një anije, ndërsa ka vënë në plan të parë pjesën e pasme të trupit.
Ndryshe, Erjona ka qenë e martuar me futbollistin shqiptar të Zvicrës, Blerim Xhemaili dhe nga kjo lidhje ka një djalë. /Telegrafi/