Modelja e njohur shqiptare që po bën karrierë në Itali, Erjona Sulejmani, nuk heziton të vë në plan të parë asetet e saja në imazhet që i ndan me fansat e saj.
Dhe në vazhdën e publikimit të fotografive që tregojnë hiret e saj, ajo ka ardhur në një pozë tërheqëse.
Bukuroshja ngacmon imagjinatën e gjinisë së fortë teksa shfaqet e shtritë pranë pishinës e veshur me bikini.
Kujtojmë që modelja ka qenë e martuar me futbollistin shqiptar që e përfaqëson Zvicrën, Blerim Xhemaili, me të cilin ka një djalë.
Erjona vazhdon të realizojë sete të ndryshme fotografike për nevoja të punës, ndërkohë që nuk mungojnë edhe fotografitë që i realizon për dëshirë të saj dhe i poston në Instagram, ku numëron mbi 275 mijë ndjekës. /Telegrafi/