Telegrafi

Erjona Sulejmani ndan tjera imazhe atraktive me fansat e saj

Erjona Sulejmani (Foto: Instagram/erjona_sulejmani)

Në vazhdën e publikimit të imazheve që vënë në pah hiret e saj, Erjona Sulejmani ka sjellë disa fotografi të tjera në poza ngacmuese.

Modelja e njohur shqiptare, e cila bën karrierë në Itali, nuk heziton të vë në plan të parë ‘asetet’ e saja të njohura.

Dhe derisa realizon sete të ndryshme fotografike për nevoja të punës, disa prej tyre i ndan me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Erjona Sulejmani

Gjatë këtyre ditëve, në fotografitë e publikuara në Instagram, fokusi kryesor është te pjesa mjaft e përfolur e trupit të saj – gjoksi.

Kujtojmë që Erjona ka qenë e martuar me futbollistin shqiptar që e përfaqëson Zvicrën, Blerim Xhemaili, me të cilin ka një djalë. /Telegrafi/