Në vazhdën e publikimit të imazheve që vënë në pah hiret e saj, Erjona Sulejmani ka sjellë disa fotografi të tjera në poza ngacmuese.
Modelja e njohur shqiptare, e cila bën karrierë në Itali, nuk heziton të vë në plan të parë ‘asetet’ e saja të njohura.
Dhe derisa realizon sete të ndryshme fotografike për nevoja të punës, disa prej tyre i ndan me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale.
Gjatë këtyre ditëve, në fotografitë e publikuara në Instagram, fokusi kryesor është te pjesa mjaft e përfolur e trupit të saj – gjoksi.
Kujtojmë që Erjona ka qenë e martuar me futbollistin shqiptar që e përfaqëson Zvicrën, Blerim Xhemaili, me të cilin ka një djalë. /Telegrafi/