Erjona Sulejmani është duke shijuar lidhjen e saj të dashurisë me modelin italian, Alessandro Basciano.
Ndërsa bukuroshja shqiptare nuk e fsheh lumturinë e saj duke ndarë imazhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Modelja që ndërton famë ndërkombëtare, u bë e njohur për opinionin e gjerë falë martesës me futbollistin Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë.
Ajo ka gjetur një dashuri të re, ndërsa gjatë të hënës ka publikuar disa fotografi të reja në Instagram.
Në disa prej tyre, Erjona ka pozuar vet, derisa te të tjerat ndodhet ulur në prehrin e të dashurit të saj. /Telegrafi/