Erjola Doçi, prezantuesja e njohur televizive, është eliminuar nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” gjatë mbrëmjes së të shtunës pas një televotimi vendimtar.
Hyrja e saj në shtëpinë e famshme shqiptare ishte shoqëruar me pritje dhe emocione të larta, por mbrëmja e të shtunës solli fundin e pranisë së saj në këtë spektakël të madh pas më shumë se 100 ditësh qëndrimi për të.
Gjatë procesit të nominimit dhe televotimit, Doçi nuk arriti të marrë mbështetjen e mjaftueshme të publikut për t’i shpëtuar eliminimit, duke i dhënë fund kështu aventurës së saj në këtë edicion të “Big Brother VIP”.
Tensioni i votimit të dytë dhe i fundit u ndje qartë teksa rezultatet u shpallën dhe Erjola iu desh të largohej nga shtëpia.
Kur prezantuesja mbërriti në studio, u bë e qartë se ajo nuk do të kishte një “biletë kthimi” për në shtëpinë e BBV, pasi e kishte shfrytëzuar atë mundësi më parë.
Eliminimi i Erjola Doçit vjen si një zhgënjim për fansat dhe ndjekësit e saj, të cilët e kanë mbështetur gjatë gjithë kohës së qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Karakteri i saj energjik dhe përdorimi i shkronjës “ë” vend e pa vend – si pjesë e dialektit të saj shumë interesant, ishin disa nga vetitë për të cilat u shqua banorja nga Kukësi. /Telegrafi/