Telegrafi

Erion Veliaj takohet me prindërit e këngëtares Dua Lipa, paralajmëron edhe një befasi

Erion Veliaj (Foto: Instagram)

Prindërit e artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipës, Dukagjini dhe Anesa, janë takuar sot me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Këtë e ka bërë të ditur vet Veliaj përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ai publikoi një imazh përkrah tyre në Instagram, gjersa ka paralajmëruar edhe një befasi.

”Diçka po gatuhet në Tiranë me Dukagjin Lipa dhe Anesa Lipa – bëhuni gati”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Erion Veliaj

Megjithatë, nuk ka zbuluar akoma se për çfarë surprize është fjala.

Prindërit e artistes së njohur duket se po kalojnë një kohë të mirë në trojet shqiptare.

Ata janë përkrahësit më të mëdhenj të Duas dhe njëherësh qëndrojnë prapa çdo suksesi të saj. /Telegrafi/