Telegrafi

Erion Veliaj sërish në krye të Tiranës

Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet lokale në Shqipëri është drejt fundit, ndërkaq Tirana do të jetë sërish nën udhëheqjen e socialistit, Erion Veliaj.

Në rezultatet e orës 08:00 të së martës, Erion Veliaj prin me 54.69 për qind të votave, për dallim nga kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Belind Këlliqi me 34.58 për qind.

Tashmë janë numëruar 99.89 për qind e kutive të votimit. /Telegrafi/