Site icon Telegrafi

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sërish ka folur nga parabrgimi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Euronewsal, ai ka thënë se i detyrohet familjes dhe qytetit që të bëjë betejën për pafajësi.

Veliaj është ndalur dhe te qendrimi i PS dhe kryeministrit Rama, duke e cilësuar se po bëjnë gjënë e duhur dhe ka shprehur besimin e plotë ndaj kryeministrit, duke thënë se ka një jetë që punon me të.

“Ndaj, Partia Socialiste dhe Edi Rama po bëjnë gjënë e duhur, sistemi do mbështetur dhe anomalitë që kanë prodhuar duhen adresuar – bash siç thotë edhe Gjykata e Strasburgut për rastet Hysa dhe Gëllçi. Ideja burg-burg-burg përveçse e bën të pabarabartë mbrojtjen, do prodhojë një faturë që s’do e paguajë Ols Dado dhe Erion Bani, por Republika. Pra, taksapaguesit,” u shpreh Veliaj.

Pyetje – Çfarë do t’i shtonit apo do t’i hiqnit atyre që ka shprehur Kryeministri për këtë rast?

Kam një jetë që punoj krah Edit dhe kam besim të plotë.

Veliaj tha se të martën do të argumentonte se është shpallur i dënuar që në faqe të parë; i paditur nga Nesti Angoni, që nuk ekziston sipas tij, dhe i kërkohej të tregonte pendesë, kur ende nuk kishte akuzë, duke theksuar se i është bërë veting 20-vjeçar, diçka që, sipas tij, nuk i është bërë askujt tjetër.

Exit mobile version