Telegrafi

Erion Veliaj, Noizy dhe Valbona Selimllari shërbyen drekën për nevojtarët në mensën sociale në Tiranë (Foto)

Me rastin e ditës së lumturimit të Nënës Terezë, e cila kremtohet më 19 tetor, u zhvilluan shumë aktivitete të veçanta në kryeqytetet shqiptare.

Në Prishtinë, çifti kryeministror së bashku me prezantuesen Albana Osmani hapën fushatën sensibilizuese “Dardani je vesh me diell” në qendër të Prishtinë, ku janë vënë në dispozicion shitjet e bluzave, ku fitimet e arrira do shkojnë për fëmijët në nevojë.

Lexo po ashtu Një luledielli 'ndriçoi' Prishtinën, Haradinaj dhe Albana Osmani hapën fushatën sensibilizuese "Dardani je vesh me diell" (Foto)

Një fushatë e tillë sensibilizimi u zhvillua edhe në Tiranë, vetëm se kësaj radhe protagonistë të saj ishin kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, prezantuesja e njohur Valbona Selimllari dhe reperi i famshëm Noizy.

Treshja në fjalë në ditën e lumturimit të Nënës Terezë kanë shërbyer drekën në mensën sociale, e cila ndodhet në Kombinat, një nga lagjet më të varfra të Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe reperi Noizy shërbejnë drek për nevojtarët në mensën sociale në Kombinat të Tiranës. Burimi i fotos: Instagram

Ka qenë kryebashkiaku Erion Veliaj ai, i cili publikoi disa fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku ai së bashku me Noizyn dhe Valbonën shfaqeshin me përparëse, teksa shërbenin ushqimin për njerëzit në nevojë.

Valbona Selimllari shërbeu gjithashtu pjatat për të pranishmit në mensën sociale. Burimi i fotos: Instagram

“Ditën e Nënë Terezës e përkujtuam me Noizyn, Valbona Selimllarin dhe Johann Sattler duke shërbyer drekën me shumë zemër në mensën sociale, Kombinat” (sic.), ka shkruar në Instagram Veliaj.

Ndryshe, nga fotografitë e publikuara vërehet që edhe të pranishmit kanë qenë të kënaqur nga prania e fytyrave publike në një ditë si ajo e lumturimit të figurës më humaniste shqiptare, Nënë Terezës. /Telegrafi/