Telegrafi

Erion Veliaj nderon me mirënjohje Vesa Lumën, Aurela Gaçen dhe Elhaida Danin

Foto: Vesa Luma/Instagram

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj, ka mirëpritur të enjten tri artiste të veçanta të skenës në zyrën e tij.

Bëhet fjalë për këngëtaret e njohura: Aurela Gaçe, Vesa Luma dhe Elhaida Dani.

Të treja këto artiste, ai i ka shpërblyer me nga një dhuratë, në nderim të karrierës së tyre të suksesshme ndër vite.

Aurela Gaçe, Vesa Luma dhe Elhaida Dani mirëpriten në zyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj (Foto: Vesa Luma/Instagram)

Ai u ka dhuruar atyre “Kullën e Sahatit”, e cila është një mirënjohje e cila jepet në nderim të një prej monumenteve më të vjetra të qytetit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E emocionuar nga ky takim, këngëtarja Vesa Luma vendosi që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqte momente ng takimi i tri artisteve me kryebashkiakun Veliaj.

“Eshte nje ndjenje e jashtzakonshme dhe privilegj i madh, te pranoj mirenjohjen “Kullen e Sahatit” nga Kryetari i Bashkise se Tiranes, @erionveliaj 🙏Tirana qytet ky qe me rriti artistikisht dhe qe me dha aq shume dashuri! Kete energji dhe dashuri do ta ndaj sonte, bashke me dy artiste te medhaja dhe qe i dua shume, sic jane @aurelagaceofficial dhe @elhaidadani93 ne Sheshin Skenderbej! Ju presim me padurim”, ka shkruar Luma në Instagram.

Foto: Vesa Luma/Instagram

Sonte (e enjte), ato do të performojnë në një koncert gjigant në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/