Çifti i njohur marina Vjollca dhe Getoar Selimi u martuan sot.
Dyshja i dhanë fund beqarisë në një dasmë madhështore me rreth 300 të ftuar, të organizuar në Gjiririn e Lalëzit.
Shumë figura të njohura publike ishin të ftuar në këtë dasmë, ndër ta nuk mungoi edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili njëherit ka kryer edhe celebrimin e Marinës dhe Getit.
“A pranoni që përherë të jeni bashkë, në të mirë e të keq, dhe para çdo sfide të Zotit”, është pyetja e kryebashkiakut e cila ka marrë sot dy “Po” nga Marina dhe Geti, të cilët tashmë janë zyrtarisht të martuar.
Kryebashkiaku Veliaj si në çdo paraqitje tjetër, edhe këtë herë ishte kujdesur që të shfaqej me elegancë në një kostum të zi, gjersa nuk ka refuzuar të fotografohet me disa nga të ftuarit VIP.
Mësohet se pas celebrimit, Marina ka pranuar mbiemrin e Getoarit, dhe tani ajo më quhet Marina Vjollca Selimi. /Telegrafi/