Prezantuesja Erjola Doçi ka qenë e eliminuara e radhës në Big Brother VIP Albania.
Bukuroshja nga Kukësi përfundon rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo rezultoi më pak e votuara në televotimin javor ku të nominuar ishin edhe: Meritoni, Ilnisa, Roza, Ledjona, Françeska dhe Egla.
Erjola gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA shqua për dinamika të shumta dhe debate të zjarrta në shtëpi.
Me të arritur në studio, fati ishte në anën e Erjolës, pasi asaj i qëlloi bileta e kthimit, duke i dhënë një shans të dytë në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/