Site icon Telegrafi

Eriksson: De Bruyne dhe Sterling mund të bashkohen me Real Madridin kur të duan

Raheem Sterling (Foto: Koji Watanabe/Getty Images/Guliver)

Sven-Goran Eriksson ka thënë se dyshja e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe Raheem Sterling mund të bashkohen me Real Madrid sa herë që dëshirojnë.

Të dy lojtarët do të jenë në shënjestër të klubeve më të mëdha të Evropës, nëse konfirmohet ndalesa prej dy sezoneve e Cityt në Ligën e Kampionëve.

Emrat e tyre kanë qenë shumë të lidhur me klube të mëdha evropiane dhe në veçanti me gjigantin spanjoll, Real Madridit.

Lexo po ashtu De Bruyne do Real Madridin, përfaqësuesit e belgut informojnë Mbretërit

Për të ardhmen e De Bruyne dhe Sterling ka folur edhe trajneri i njohur Eriksson, i cili beson se ata mund t’i bashkohet Mbretërve kur të duan.

“Epo, ata do të luajnë për Real Madrid nëse duan ta bëjnë këtë, por unë do të zhgënjehesha”, ka thënë fillimisht Eriksson për Stats Perform News.

De Bruyne dhe Sterling (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Unë nuk e di. Me të vërtetë shpresoj se ata do të qëndrojnë në Angli. Kur ta shikoni deri më tani, dhe për shumë vite, Liga Premier është liga më e mirë në botë, nuk ka dyshime për këtë – më e popullarizuara, më e mira ligë”.

“Ligat e tjera janë të mira, por sa njerëz po shikojnë futbollin spanjoll nëse nuk është Barcelona apo Real Madridi, ndoshta Atletico Madrid? Nuk mendoj se janë  shumë”, përfundoi trajneri i njohur. /Telegrafi/

Exit mobile version