Christian Eriksen u nënshkrua nga Interi vetëm janarin e kaluar, por, me Antonio Conten që e konsideroi atë të padëshiruar për sistemin e tij, klubi italian tani ia ka ofruar atë Real Madridit dhe Atletico Madridit.
Danezi ishte një nga lojtarët më të kërkuar të Evropës vitin e kaluar kur ai kishte deklaruar dëshirën e tij për t’u larguar nga Tottenham Hotspur dhe dy klubet nga kryeqyteti spanjoll po monitoronin situatën e tij.
Ai përfundimisht u transferua në Inter, por ka duruar një kohë të vështirë, me mundësi të pakta të lojës në skuadrën e parë, dhe është përsëri në treg edhe një herë.
Sipas gazetës Marca, javëve të fundit, mesfushori u është ofruar Real Madridit dhe Atleticos, por periudha e vështirë ekonomike e të dy klubeve e bën një lëvizje të tillë të pamundur.
Eriksen u pa si një pazar i mirë kur ai u transferua në Inter për 20 milionë euro dimrin e kaluar, por raportet jo të mira me Conten po e qojnë lojtarin drejt larimit.
Ylli danez gjithashtu u lidh me një rikthim në Ligën Premier, ku Arsenali ka qenë klubi më i përfolur dhe në Ligue 1 te Paris Saint-Germain. /Telegrafi/