Jose Mourinho ka zbuluar se e dinte prej javësh që Christian Eriksen do të largohet nga Tottenham Hotspuri.
Mesfushori danez u largua nga Spurs për të kaluar te Interi në një shumë rreth 20 milionë euro, derisa kontrata e tij skadonte në fund të këtij sezoni.
Trajneri portugez deklaroi se 27-vjeçari i kishte thënë se nuk do ta rinovonte kontratën dhe se po largohej qysh në janar.
“Prej një kohe të gjatë ne e dinim”, ka thënë Mourinho. “Ne nuk e zbuluam shkaku që kishim respekt për të dhe që në ditën e parë kur erdha këtu e dija, ai më tha se nuk do të nënshkruajë kontratën e re”.
“Kështu, ishte një situatë që e lash në dorën e zotëri Levyt që ta menaxhonte. Për mua është më e rëndësishme të kem lojtarë që duan të luajnë për këtë klub dhe kjo është e rëndësishme”, ka shtuar më tej ai.
Eriksen kaloi te Interi në këtë afat, por që ishte në mesin e lojtarëve më të rëndësishëm të Spurs. /Telegrafi/