Site icon Telegrafi

Eriksen tanimë e di se në cilën skuadër do të luaj nga sezoni i ri

Christian Eriksen do të largohet nga Manchester United pas dy viteve qëndrim në Old Traford.

Përkundër se kontrata e yllit danez me Djajtë e Kuq skadon në verën e vitit 2025, Eriksen ka vendosur për tu larguar nga Manchester United.

Manchester United nuk llogarit në shërbimet e danezit për sezonin e ardhshëm dhe kjo gjë i është kumtuar edhe vet lojtarit.

Lexo po ashtu Ylli i Man United mban bisedime sekrete me gjigantin evropian, afër largimit nga “Old Trafford” pas dy vitesh

Megjithatë mesfushori danez nuk po shqetësohet për të ardhmen e tij, pasi ai tanimë e di se ku do të luaj në sezonin 2024/25.

32-vjeçari pritet të rikthehet te Ajaxi pas 11 viteve të kaluara te Tottenham Hotspur, Inter, Brentford e Manchester United.

Gazeta holandeze ‘De Telegraaf’ ka raportuar se lojtari tanimë ka pasur biseda me drejtuesit e gjigantit holandez dhe është pajtuar të rikthehet në Amsterdam.

Reprezentuesi danez pritet ta prishë kontratë me United dhe në verë si lojtar i lirë të bashkohet me Ajaxin.

Eriksen kishte kaluar katër vite te Ajaxi, nga 2009 deri më 2013 para se t’i bashkohej Tottenham Hotspur, derisa me fanellën e gjigantit holandez ka zhvilluar 163 ndeshje zyrtare ku ka 32 gola e 65 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version