Pas raportimeve se ai ishte në negociata të avancuara me Brentford, Ajax ka njoftuar se ish-mesfushori i Interit, Christian Eriksen po stërvitet me ta.
Reprezentuesi danez pësoi arresti kardiak gjatë ndeshjes së EURO 2020 kundër Finlandës në qershor dhe iu dha një defibrilator kardiak i implantuar.
Rregullat italiane ndalojnë këdo me ICD të marrë pjesë në sport, edhe nëse kjo do të thotë të stërvitet në palestër, kështu që ai duhej të ndërpriste kontratën me Interin me pëlqim reciprok.
Edhe pse kishte raportime për një marrëveshje me skuadrën e Ligës Premier, Brentford, kjo nuk duket të jetë e afërt, pasi Eriksen tani po stërvitet me ekipin e të rinjve të klubit të tij të vjetër Ajax.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu”, deklaroi Eriksen për faqen e klubit holandez.
“Tek Ajax i njoh njerëzit, më duket sikur kthehem në shtëpi sepse kam qenë këtu për kaq shumë kohë”.
Legends are always welcome ♥️@ChrisEriksen8 is training with Jong Ajax this week. The Danish international is working to keep his fitness levels until he finds a new club.
— AFC Ajax (@AFCAjax) January 25, 2022
“Të gjitha lehtësitë janë të disponueshme këtu dhe me Jong në Ajax mund të stërvitem në një nivel të lartë në grup. Ky është moment i përsosur për mua”.
“Dua të jem përsëri në maksimumin tim sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që kur të gjej një klub të ri, të mund të performoj mirë atje”, shtoi më tej ai. /Telegrafi/