Telegrafi

Eriksen pranon kushtet personale, Interi shumë afër nënshkrimit

Mesfushori danez i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, është një hap larg nënshkrimit me klubin italian, Inter.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Eriksen ka rënë dakord për një marrëveshje katër vjeç e gjysmë me Nerazzurrët.

Eriksen shpreson të sigurojë një transferim në klubin nga Serie A këtë muaj, por Tottenham po kërkon një tarifë prej 20 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Interi i ka bërë ofertë Tottenhamit për Eriksenin, para plus një futbollist

27-vjeçari do të jetë një lojtar i lirë gjatë verës dhe u desh të ulë kërkesat e tij për pagë nga 10 milionë euro në 7.5 milionë në vit në mënyrë që të arrijë marrëveshjen.

Daily Mail shton se ylli danez u fishkëllye nga disa tifozë të Tottenhamit, kur ai u zëvendësua gjatë humbjes 1-0 ndaj Liverpool duke ia mbushur mendjen e largimit.

Lexo po ashtu Mediat daneze: Erikseni shumë pranë Interit

Mesfushori kreativ gjithashtu vuri re një tifoz që kishte një flamur danez dhe ndaloi së pozuari për një foto me të përveç që i dha fanellën.

Ky veprim i Eriksenit u pa si një lamtumirë nga White Hart Lane. /Telegrafi/