Telegrafi

Eriksen nuk mund të luajë në Itali, Interi shqyrton opsionin e shitjes jashtë shtetit

chriseriksen8

Interi është i hapur që ta shesë Christian Eriksenin në një vend ku mund të luajë, sepse danezi e ka të ndaluar nga autoritetet mjekësore që të luajë në Itali.

Nerazzurrët e kanë shpjeguar situatën e mesfushorit, i cili kolaboi gjatë ndeshjes së ‘Euro 2020’ kundër Finlandës në verën që lamë pas.

Pasi kishte pësuar arrest kardiak në Parken Stadium, Eriksenit i është implantuar një defibrilator dhe karriera e tij në Serie A mund të ketë marrë fund në rast se pajisja ICD është e përhershme.

Interi e ka publikuar një deklaratë për të sqaruar se janë të hapur ta lejojnë largimin e lojtarit nga Giuseppe Meazza, duke qenë se ai nuk mund të regjistrohet.

Lexo po ashtu Eriksen ka vendosur defibrilator kardioverter, por karriera e tij në Serie A është në rrezik

Në komunikatë thuhet se “lojtari është ndaluar përkohësisht nga autoriteti italian shëndetësor nga aktivitet sportive në sezonin e tanishëm”.

Dhe meqenëse futbollisti nuk mund të luajë në Itali, ka vende ku ai mund të përfshihet në gara konkurruese. /Telegrafi/