Telegrafi

Eriksen, njëri nga 11 lojtarët që priten të largohen nga Interi në verë

Christian Eriksen është njëri nga 11 lojtarët që priten të shiten nga Interi në këtë verë.

Mesfushori danez është vetëm që shtatë muaj te Nerazzurët, pasi në janar kaloi nga Tottenhami për 24 milionë euro.

Sipas asaj që raporton Sport Mediaset, Eriksen vlerësohet në shumën e 60 milionë eurove edhe pse nuk po kalon nëpër një sezon të mirë.

Manchester United thuhet se po tenton të rikthejë danezin në Ligën Premier, derisa e duan edhe Milan Skriniarin, që është po ashtu në listën e shitjeve.

Eriksen duket se nuk po arrin të përshtatet në skemat e Antonio Contes dhe largimi i tij nga Giusseppe Meazza mund të ndodhë në këtë verë.

Paul Pogba pritet të largohet nga Djajtë e Kuq dhe danezi mund të zëvendësojë francezin në Old Trafford. /Telegrafi/