Christian Eriksen I ka ditët e numëruara si futbollist i Interit.
Mesfushori danez pritet të largohet nga klubi zikaltër pasi nuk po ndihet i rëndësishëm.
Trajneri Antonio Conte nuk e pëlqen shumë danezin dhe i ka bërë të qartë se mund të largohet në janar.
Gjiganti gjerman, Borussia Dortmund po insiston për transferimin e danezit në Signal Iduna Park.
Mediat gjermane kanë raportuar se agjenti i lojtarit tanimë ka pasur disa takime me drejtuesit e klubit verdhezi.
Dortmund po synon ta ofrojë si huazim në janar Eriksenin me të drejtë blerje pas gjashtë muajve për 35 milionë euro.
Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe gjiganti francez Paris Saint Germain, por në fund dëshira e Eriksen do të vendos se në cilën skuadër do të luaj. /Telegrafi/