Christian Eriksen i ka përfunduar testet mjekësor në qendrën CONI në Milano, ndërsa i ka përshëndetur edhe tifozët e Interit nga dritarja.
Eriksen mbërriti në Milano këtë mëngjes përpara se të shkonte për teste mjekësore me Nerazzurrët, pasi Interi ra dakord të paguante 20 milionë euro te Tottenhami.
Ai i ka kryer testet mjekësore dhe ka mbetur vetëm njoftimi zyrtar.
#eriksen like a Pope ? #inter @Nerazzurrisiamo pic.twitter.com/YYUMZOyhmr
— Simone Togna (@SimoneTogna) January 27, 2020
Eriksen u përshëndet nga rreth 100 tifozë të Interit, pasi e kreu testet mjekësore.
Ai mund të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e radhës në Serie A të Interit kundër Udinese të dielën, pasi shumë problem që të jetë gati për ndeshjen e mesjavës, ndaj Fiorentinës në Kupën e Italisë. /Telegrafi/