Kontrata e tij do të skadojë gjatë verës, por Christian Eriksen vazhdon të jetë një emër i nxehtë në këtë afat kalimtar.
Në vitet e kaluara, ai ka qenë vendimtar për Tottenhamin, si dhe ekipin kombëtar danez, dhe nuk është habi që disa ekipe janë rreshtuar për shërbimet e tij.
Sipas edicionit të sotëm të Gazzetta Dello Sport, Inter mbeten favorit për lojtarin.
Eriksen mbetet një mundësi që të bashkohet me Nerazzurrët këtë dimër, pasi edhe në Angli, mediat shkruajnë që ai e ka zgjedhur Interin dhe është i gatshëm të largohet menjëherë nga Tottenhami.
Në fakt, Manchester Unitd ka arritur marrëveshje me Spurs në 23 milionë euro, por Eriksen refuzoi transferimin në Old Trafford. /Telegrafi/