Site icon Telegrafi

Eriksen bën gati largimin nga Tottenhami në janar

Mesfushori danez, Christian Eriksen është i përgatitur të largohet nga Tottenham Hotspur në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Eriksen është gati të fillojë bisedimet me dy klube të reja këtë janar.

Danezi do të hyjë në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes së tij dhe Juventusi dhe Real Madridi janë dy klubet që e duan si transferim i lirë.

Lexo po ashtu Lojtarët më të mirë, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2020 - mund të krijohet një formacion ëndrrash falas

Jose Mourinho ka pranuar se ka folur me Eriksen për të ardhmen e tij, por vetëm konfirmoi se mesfushori do të vazhdojë të japë 100 për qind për klubin.

Eriksen u përpoq të largohej nga Spurs verën e kaluar, por nuk arriti të fitojë një lëvizje larg nga veriu i Londrës. /Telegrafi/

Exit mobile version