Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes çerekfinale ndaj Liverpoolit në kuadër të FA Cup.
Ndër të tjerash tekniku holandez ka zbuluar planin e tij të lojës, duke treguar se si planifikon që ekipi i tij t’i qaset këtij takimi.
“Ne do të shkojmë dhe do të jemi të guximshëm dhe të shkojmë përpara kur është e mundur. Gjithashtu, ne e dimë, kur ka hapësirë mbrapa në vijën e mbrojtjes së tyre, ne mund ta shfrytëzojmë”, ka thënë fillimisht Ten Hag.
“Por ne duhet të arrijmë deri në atë pikë, që t’i mposhtim taktikisht dhe kjo kërkon një strategji të mirë në momentet kyçe të futbollit”.
Ten Hag gjithashtu foli edhe për rolin e rëndësishëm që tifozët e Man United do ta kenë për t’i dhënë energji ekipit.
“Natyrisht, për tifozët, ata e shohin si një ndeshje të madhe, ata janë shumë të etur që ne të fitojmë dhe jam i sigurt se do të qëndrojnë mbrapa nesh”, përfundoi ai.
Man United e ndali me barazim 0-0 Liverpoolin në takimin e vetëm mes këtyre dy ekipeve këtë sezon, por synojnë që të fitojnë dhe të avancojnë në gjysmëfinale të FA Cup të dielën./Telegrafi/