Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Erik Lloshi, është mjaft i pëlqyer për mënyrën e të kënduarit dhe stilin e tij.
I njëjti është mjaft i dëshiruar për të kënduar edhe në dasma, kryesisht në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Trkit”, Erik Lloshi ka rrëfyer detaje shumë interesante nga rastet e rralla kur femrat në dasma kanë flirtuar me të.
Ai madje thotë se në një rast, ka ndodhur që edhe nusja ta ngacmojë atë.
“Shiko, duhet të dish si të reagosh, duhet të jenë gjërat në rregull. Ka ndodhur që nusja më ka ngacmuar, apo edhe të ftuara në dasma, me letra, më numrat e telefonit. Por unë i ndaj gjërat”, ka thënë Loshi.
Përndryshe, “Mortezo” mban titullin projekti muzikor që Eriku ka sjellë së fundmi në bashkëpunim me Altin Myftari. /Telegrafi/