Telegrafi

Eric Garcia lëshohet nga spitali pas përplasjes së frikshme, pozon bashkë me Edersonin

Eric Garcia ka bërë një fotografi të përbashkët me Ederson, pas përplasjes së frikshme që ndodhi me portierin e Manchester Cityt, me ç’rast përfundoi në spital.

Në fitoren e të mërkurës mbrëma ndaj Arsenalit, qendërmbrojtësi mori tronditje të rëndë saqë i dhanë oksigjen në fushën e Etihad Stadium.

19-vjeçari u largua me barelë dhe i vunë një qafore teksa e dërguan në spital për kontroll dhe mbikëqyrje të mëtutjeshme, megjithatë tash është liruar.

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Mjekët do ta monitorojnë atë në ditët në vijim, edhe pse të enjten ishte kthyer në kampion stërvitor të Cityt ku ka pozuar me Edersonin.

Lexo po ashtu Momenti i lëndimit të frikshëm, Garcia u godit nga portieri Ederson dhe mbeti pa ndjenja në fushë

“Jam mirë dhe jam kthyer”, ishte mbishkrimi i fotografisë së publikuar në rrjetet sociale. Megjithatë, talenti spanjoll nuk do të mund të luajë kundër Burnleyt të martën mbrëma.

(Foto: Instagram)

“Eric Garcia është lëshuar nga spitali pas lëndimit që pësoi në fitoren ndaj Arsenalit në Ligën Premier. Ericu do të monitorohet në ditët në vijim para rikthimit në stërvitje dhe në ndeshjet konkurruese. Të gjithë te City i urojnë shërim të shpejtë Ericut”, thuhet në një komunikatë të klubit. /Telegrafi/