Site icon Telegrafi

Eric Dier ka pranuar se mund të dënohet, por u detyrua të intervenonte pasi kishte frikë për vëllanë e tij

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Eric Dier ka pranuar se mund të dënohet që vrapoi drejt publikut për t’u konfrontuar me një tifoz, por ka thënë se këtë e bëri për sigurinë e vëllait të tij.  

Futbollisti i Tottenham Hotspur i kaloi tribunat pas humbjes së skuadrës së tij në penallti nga Norwich City në Kupën FA të mërkurën.

Të pranishmit kanë thënë se tifozi e kishte ofenduar futbollistin, ndërkohë që vëllai i tij i vogël,  Patrick, që ndodhej pranë ishte përpjekur që ta qetësonte. Tensioni mes tifozit dhe vëllait të Dier ishte rritur, ndërsa më pas vet lojtari është ngjitur në tribuna për ta mbrojtur vëllanë e tij.

Federata Angleze e Futbollit është duke e hetuar incidentin, ndërsa ylli i Spursave ka thënë se nuk ka pasur opsion tjetër pos të ndërhynte.

Lexo po ashtu Tottenhami eliminohet nga FA Cup prej Norwichit, tifozi fyen Gelson Fernandesin në baza racore - mirëpo Eric Dier shkon t'i qërojë hesapet me të

“Ai e ka pranuar faktin se mund të dënohet”, ka thënë një burim për Daily Mirror, ndërkohë që trajneri Jose Mourinho ka deklaruar se nuk e dëshiron dënimin e 26-vjeçarit.

Video të shumta janë publikuar në rrjetet sociale që e shfaqin Dierin duke u ngjitur në tribuna, ndërsa është dëgjuar duke bërtitur: “Ai është vëllai im”. /Telegrafi/

Exit mobile version