Telegrafi

Eric Bailly në rolin e “njeriut merimangë”, mbrojtësi dhuroi disa reflekset dhe bllokimet të pabesueshme ndaj Young Boys

Mbrojtësi Eric Bailly vazhdoi të ishte një i çmendur absolut gjatë ndeshjes së Manchester United ndaj Young Boys në Old Trafford mbrëmjen e së mërkurës.

Djajtë e Kuq luajtën baras 1-1 në ndeshjen e fundit ndaj klubi zviceran, por që ishin pa presion pasi kishin siguruar më parë kalimin e grupit nga vendi i parë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Mason Greenwood (9’) për vendasit dhe Fabian Rieder (43’) për mysafirët.

Lexo po ashtu Unitedi e mbyll me barazim fazën grupore, Young Boys mbetet jashtë garave evropiane

Megjithatë, njëri nga lojtarët kryesor dhe nga ata që ‘vodhi vëmendjen’ në këtë ndeshje ishte mbrojtësi i Unitedit, Eric Bailly.

Bailly ka dhuruar spektakël me disa reflekse dhe bllokime të pabesueshme gjatë ndeshjes.

Këto ndërhyrje refleksive nga mbrojtësi i Unitedit kanë pushtuar rrjetet sociale dhe Bailly po cilësohet si ‘njeriu merimangë’.

Fillimisht, ai bëri një ndërhyrje të shkëlqyer rikuperimi për t’u përballur me anën e majtë dhe për të shuar një sulm të Young Boys.

Jo shumë kohë më vonë, Bailly ishte përsëri në krye të detyrës duke bërë këtë herë një bllokim vendimtar për të mohuar një përpjekje të rrezikshme dhe më pas u rrotullua menjëherë në terren.

Dhe për të kompletuar ‘het-trikun’, ish-lojtari i Villarrealit përfundoi duke u përplasur me shtyllën në pjesën e dytë dhe e ndjeu atë për disa momente të shkurtra. /Telegrafi/