Erëza Vela, Lulzim Rafuna dhe Ruzhdi Kurtishaj janë tre pretendentët për ta marr pozitën e të parit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).
Siç merr vesh Telegrafi, këta tre kandidatët tashmë janë certifikuar.
Këtë të enjte do të mblidhet 50 delegatët e Kuvendit të OEK-ut, ku priten ta zgjedhin kryetarin e ri të kësaj ode.
Lulzim Rafuna kishte qenë ish-drejtor i Doganës së Kosovës dhe këshilltar i ish-ministrit të Financave, Bedri Hamza dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Erëza Vela është një afariste dhe ka qenë drejtuese e emisionit “Ekonomia me Erëzën”, ndërsa Ruzhdi Kurtishaj aktualisht është kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve.
Deri më tani këtë pozitë e kishte mbajtur Berat Rukiqi, i cili ishte zgjedhur kryetar në muajin korrik 2018.
Mandati për këtë pozitë është katër vjeçar. /Telegrafi/