Anglia është përfshirë nga stuhi të fuqishme dimërore, me erëra të forta që kanë rrëzuar pemë dhe sisteme elektrike, duke lënë shumë shtëpi pa rrymë.
Probleme të vazhdueshme kanë pasur pilotët e aeroplanëve, që duhej të shfrytëzonin një aeroport të Devonit, ku erërat arrinin shpejtësinë e 130 kilometrave në orë, transmeton Telegrafi.
Në momentin e ngritjes dhe aterrimit, fluturaket kishin turbulenca të vazhdueshme, ndërsa vështirë arrinin në lartësinë e duhur për fluturim.
Megjithëse nisjet dhe ndalesat ishin shumë problematike, nuk raportohet për asnjë aksident apo anulim fluturimi, si shkaktar e situatës. /Telegrafi/