Telegrafi

Erërat e forta rrezikuan 12 shqiptarë që po punonin në një ndërtesë në Goteborg (Video)

Erërat e forta që ndodhën të dielën në Suedi, kanë rrezikuar 12 shqiptarë që po punonin në renovimin e një ndërtese në Goteborg.

Siç tregon njëri nga punëtorët, për shkak të motit të ligë, janë detyruar ta ndalojnë punën.

Në videon dërguar Telegrafit, shihet teksa era rrëzon komplet skelet ku po punonin shqiptarët.

Ndërkaq, thonë se asnjëri nga ta nuk është lënduar.

Duhet theksuar, se mot i ligë ka mbretëruar edhe në Kosovë.

Të premten dhe të shtunën, në disa qytete ra breshër dhe më pastaj shi, duke shkaktuar kështu dëme materiale./Telegrafi/