Telegrafi

Erërat e forta lëviznin aeroplanin 40 tonësh në aeroportin e Dallasit – sillej sikur të ishte ndërtuar nga letra

Një aeroplan i aviokompanisë American Airlines është lëvizur  nga erërat e forta që goditën aeroportin ndërkombëtar Dallas Fort Worht të Teksasit.

Bëhet fjalë për një Boeing 737-800 që peshon 4o tonelata, që ishte parkuar në portën C21 për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave  që frynin me shpejtësi prej mbi 150 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Por erërat ishin aq të forta, sa që aeroplani i parkuar filloi të lëvizë sikur të ishte i ndërtuar nga letra.

Kamerat e sigurisë në aeroport kanë kapur momentin, kur fluturakja sillej dhe për pak sa nuk përplaset në një fluturake tjetër të parkuar.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar, ndërsa moti i ligë ka kapluar Teksasin prej më shumë se një javë. /Telegrafi/