Site icon Telegrafi

Erërat e forta “egërsojnë” detin, anija përplaset për murin e portit – pamjet tregojnë momentin e frikshëm

Kapiteni i një anijeje lundrimi luftoi me erërat e forta dhe detin e egër ndërsa ishte në Norvegji, por nuk ishte në gjendje ta ndalonte anijen e tij që po godiste murin e portit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një anije ekspedite që po lundronte drejt portit të Bodos në Norvegji, derisa u godit nga erërat e forta, ditë më parë.

Siç shihet në pamje, anija lëkundet nga valët e forta të detit të shkaktuara nga erërat e forta.

Erërat që goditën anijen po lëviznin deri në 30-35 metër për sekondë, teksa po ia vështirësonin edhe kapitenit ndalimin e saj.

Sipas Maritime Bulletin, kapiteni Tormond Karlsen tha në norvegjisht: “Ishte qetë kur hymë në port, por më pas erdhën erërat e forta nga veriperëndimi”.

Anija, e ndërtuar në 1997 dhe e rinovuar në vitin 2016, është e aftë për të bartur 590 pasagjerë dhe 32 makina. /Telegrafi/

Exit mobile version