Site icon Telegrafi

Erë e fuqishme edhe në Istog, shkaktohen dëme materiale

Erëra të fuqishme kanë përfshirë sot rajonin e Dukagjinit. Në qytetin e Pejës dhe Istogut u raportua për dëme të ndryshme materiale.

Si pasojë e erërave, një pjesë e qytetarëve kanë mbetur edhe pa energji elektrike, transmeton Telegrafi.

Në disa fotografi të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale shihet se si erërat kanë rrëzuar disa lisa të gjatë në fshatin Dobrushë të Istogut.

 

Rajoni i Dukagjinit edhe para disa muajve është përfshirë nga erërat e fuqishme, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për qytetin e Pejës dhe Istogut./Telegrafi/

 

Exit mobile version