Telegrafi

Erdogani tha se do të takohet këtë javë me Obamën

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha të martën se ai do të takohet me presidentin Barack Obama në Samitin e Sigurisë Bërthamore në Uashington, këtë javë, në mes të mosmarrëveshjeve mbi drejtimin e politikës së brendshme në Siri dhe Turqi, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Erdogani do të jetë në mesin e më shumë se 50 liderëve botërorë në Samitin e Sigurisë Bërthamore që do të mbahet të enjten dhe të premten. Kohëve të fundit ka pasur spekulime intensive në mediat turke se a do të takohet apo jo Erdogani me Obamën, duke sugjeruar se nëse ai nuk pranon të takohet kjo do të ishte një mospërfillje të qëllimshme e SHBA-ve.

Si anëtare e NATO-s Turqia është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të për luftimin e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, por të dy aleatët kanë mosmarrëveshjet në lidhje me milicinë kurde në veri të Sirisë. Milicia ka gëzuar mbështetjen ushtarake të SHBA-ve por Turqia e sheh atë si një kërcënim për sigurinë e saj kombëtare.

Uashingtoni ka kritikuar Turqisë edhe për cenimin e lirisë së shprehjes. Zëvendës Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gjatë një vizite në janar tha se Turqia ishte duke dhënë një shembull të keq për rajonin me frikësimin e mediave dhe akuzimin e akademikëve për tradhti.