Telegrafi

Erdogan: Vendet skandinave janë bërë qendra e terrorizmit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar sërish vendet skandinave se janë kthyer në qendër të terrorizmit.  Këtë ai e ka deklaruar duke komentuar integrimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Ai vuri në dukje kushtet të të cilat duhet plotësuar Finlanda dhe Suedia për t’u bërë anëtarë të aleancës ushtarake të lartpërmendur, d.m.th. se këtë e ka përcaktuar marrëveshja në samitin e fundit të NATO-s në Madrid, raporton reuters.

Sipas tij, kushti është që këto vende të ndalojnë aktivitetet terroriste në territorin e tyre dhe t’i dorëzojnë Turqisë të dyshuarit për terrorizëm. Turqia i konsideron si terroriste disa organizata kurde dhe organizatën që ajo e quan FETO.

Ai deklaroi se Suedia dhe Finlanda mbështesin ata që Turqia i konsideron terroristë, “Ata madje ushqejnë organizatat terroriste në parlamente. Është diçka si një qendër mbarështimi. Nëse ata nuk e mbajnë atë që kanë premtuar, ne nuk mund të shohim pozitivisht anëtarësimin e tyre në NATO”, tha Erdogan.

Siç tha ai, pothuajse të gjitha vendet skandinave janë kthyer në qendra terroriste. Ai beson se kështu është edhe në Gjermani, Francë, Holandë, Britani të Madhe dhe Itali.

Lexo po ashtu Cilët janë 'terroristët' që Turqia kërkon nga Suedia dhe Finlanda?

“Perëndimi aktualisht nuk ka të drejtë të flasë për terrorizëm”, shtoi i pari i shtetit turk.

Ndër të tjera, Suedia dhe Finlanda ranë dakord për dëbimin e anëtarëve të organizatave kurde PKK dhe YPG. /Telegrafi/