Telegrafi

Erdogan: Turqia nuk do të lejojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan nuk do të mbështesë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t’u bashkuar me paktin e mbrojtjes transatlantike pasi Rusia pushtoi Ukrainën, raporton skynews.

Kombet kërkuan të fitonin mbështetjen e Turqisë pasi ajo ngriti papritur kundërshtime, por Ankaraja pezulloi bisedimet muajin e kaluar kur një politikan danez i ekstremit të djathtë dogji një kopje të librit të shenjtë mysliman, Kuranit, në Stokholm.

“Suedia nuk duhet të provojë në këtë pikë. Ne nuk do t’i themi ‘po’ aplikimit të tyre në NATO për sa kohë që ata lejojnë djegien e Kuranit”, tha Erdogan.

Ai sinjalizoi se Turqia mund të binte dakord që Finlanda t’i bashkohej NATO-s, por ministri i jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto tha se “ne me Suedinë kemi aplikuar së bashku”.

Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që nuk ratifikuan anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës dhe çdo vendim për zgjerimin duhet të merret me marrëveshje unanime. /Telegrafi/