Site icon Telegrafi

Erdogan tregon datën se kur do të hapet Aja Sofia për lutje

Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejtë, pak orë pasi u dha një dekret presidencial për kthimin e portretit të Stambollit, Aja Sofia, nga një muze në një xhami, presidenti Recep Tajip Erdogan tha që ajo do të hapet për lutje më 24 korrik.

“Sikurse dyert e të gjitha xhamive të tjera, dyert e Aja Sofia do të jenë të hapura për të gjithë, përfshirë qytetarët turq dhe turistët. Ne po planifikojmë të hapim Xhaminë Aja Sophia për adhurim më 24 korrik. Aja Sofia është nën juridiksionin turk. Çdo kundërshtim ndaj vendimit të gjyqësorit tonë do të perceptohet si një shkelje e sovranitetit tonë”, ka thënë Erdogan, shkruan Daily Sabah, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Gjykata e lartë administrative e Turqisë të premten anuloi dekretin e qeverisë së vitit 1934 që e ktheu Aja Sofia-n në një muze.

Kështu, vendimi i hapi rrugën ikonës së Stambollit, Aja Sofia të përdoret si xhami.

Pas vendimit të gjykatës, Erdogan nënshkroi një dekret presidencial për t’ia dorëzuar Aja Sofia-n Presidencës së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe për ta hapur për adhurim ndërsa përgëzoi popullin turk. /Telegrafi/

Exit mobile version